leoni

Freedom House: Shqipëria dhe Kosova me liri të pjesshme të medias

Freedom House: Shqipëria dhe Kosova me liri të pjesshme të medias

Organizata Freedom House, me seli në SHBA vlerëson se Shqipëria dhe Kosova janë në mesin e vendeve me liri të pjesshme të medias. Në raportin e kësaj organizate të publikuar të premten, Kosova radhitet në vendin e 96-të me 48 pikë, sikurse edhe një vit më parë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 103-të me 51 pikë, ndryshe nga vendi i 106-të, ku radhitej një vit më parë. Shkalla zero e pikëve është rezultati më pozitiv, ndërsa ajo 100, rezultati më i keq. Në rajon Kroacia është në vendin e 76-të, Mali i Zi në vendin e 84-të, Serbia në vendin e 98-të, dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 103-të. Më keq radhitet Maqedonia në vendin e 139-të, duke u përfshirë në mesin e vendeve jo të lira. Në raport thuhet se 42 për qind e popullsisë gëzon medie me liri të pjesshme, ndërsa 45 për qind jeton në vendet jo të lira. Në mesin e vendeve që kanë pësuar rënien më madhe në vlerësimet nga 0 deri në 100 pikë janë: Polonia me 6 pikë, Turqia me 5, Burundi me 5, Hungaria me 4, Bolivia me 4, Serbia me 4 dhe Republika Demokratike e Kongos me 4 pikë. Dhjetë vendet me radhitjen më të keqe janë: Azerbajxhani, Krimeja, Kuba, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Irani, Koreja e Veriut, Siria, Turkmenia, dhe Uzbekistani.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …