leoni

Ilir Meta

Ilir Meta është zgjedhur kryetar i radhës i Republikës së Shqipërisë

Ilir Meta është zgjedhur kryetar i radhës i Republikës së Shqipërisë, në radhën e katërt të votimit të mbajtur pasditen e kësaj të premteje në Parlament. Meta ka marrë 87 vota pro dhe 2 kundër, edhe pse për zgjedhjen e tij mjaftonin 71. Meta bëhet kështu presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë, detyrë të cilën do ta marrë më 24 korrik, kur do të bëjë edhe betimin. Në fjalimin e mbajtur në podiumin e sallës së Parlamentit, Meta pasi ka falënderuar të gjithë deputetët, përfshirë ata që votuan kundër dhe ata që munguan, ka premtuar se në detyrën e tij të re do t’i shërbejë demokracisë. “Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, unë kam patur mundësinë të jem këtu vetëm përmes demokracisë”, ka thënë Meta.

Ai ka ftuar të gjithë që “të mbrojmë standardet e demokracisë dhe t’i çojmë ato më tej, duke realizuar zgjedhje të standardeve më të larta e gjithëpërfshirëse, për të forcuar legjitimitetin e institucioneve dhe për të krijuar shanse për një atdhe më frymëzues për të gjithë të rinjtë”. “Ndaj unë do bëj çdo gjë, me të gjitha cilësitë e mia, për të justifikuar këtë besim që ju më dhatë sot, jo vetëm para jush por edhe qytetarëve, Kushtetutës, interesave më të rëndësishme që kanë të bëjnë me stabilitetin, sigurinë kombëtare dhe të ardhmen europiane të vendit dhe do t’u lutesha të gjithëve që të përpiqemi në këto orë e ditë që t’i japim jo gjithë partive, por gjithë qytetarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhjet që vendi meriton”, ka thënë Meta. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Haradinaj: 28 Nëntori, Dita që bashkon shqiptarët dhe nderon Heronjtë e Kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar datën 28 Nëntor si një moment historik dhe …