Gjirtili Mustafa Nail Pasha (1798-1871), reformator i njohur tri herë Vezir i Madh

Gjirtili Mustafa Nail Pasha (1798-1871), reformator i njohur tri herë Vezir i Madh

Mustafa Naili Pasha (turqisht: Mustafa Naili Paşa ose Gjiritli Mustafa Naili Paşa, fjalë për fjalë “Mustafa Naili Pasha i Kretës”, 1798-1871) ishte një burrë shteti osman që mbajti dy herë detyrën e Vezirit të Madh gjatë sundimit të Abdulmexhidit të Parë, herën e parë midis 14 majit 1853 dhe 29 majit 1854, dhe herën e dytë ndërmjet 6 gushtit 1857 dhe 22 tetorit 1857.

Ai u ngrit dhe filloi karrierën e tij, në Egjipt nën mbrojtjen e Mehmed Ali Pashës Kavallës i cili kishte origjinë shqiptare dhe njihet si  themeluesi i Egjiptit modern.

Ai mori pjesë  kundër një rebelim të grekëve të Kretës gjatë kryengritjes  së vitit  1820 në ishujt e ndryshëm të Egjeut, kur ata  ishin duke luftuar për  Pavarësinë e Greqisë.

Në vitin më 1832 u emërua guvernator në Kretë. Më 18 maj 1828 ai rimori kështjellën e quajtur  Francocastelo në Kretë dhe e futi në kontrollin otoman, të cilën e mbante të pushtuar kryengtisësi grek,  Haxhimihalis Dalinai.  Sulltani osman, Mahmud II, ishte  gjetur  i papërgatitur meqë kishte shtypur Ali Pashë Tepelënen dhe në vitin 1826 kishte nxjerrë jashtë ligjit jeniçerët. Sulltan Mahnudi i Dytë ishte detyruar të kërkonte ndihmën e rivalit të tij në Egjipt Mehmet Ali Pasha. Mirëpo që nga viti 1832, Mustafa Naili Pasha administroi ishullin për dy dekada, prandaj të dhënat osmane i referohen atij si “Giritli”, kretas. emëri turk për Kretën.

Mustafa Nail Pasha u përpoq të  bënt një lidhje  ndërmjet pronarëve myslimanë të tokave   dhe klasave tregtare të krishtera. Roli i Mustafa Naili Pashës ka qenë përgjithësisht i kujdesshëm, ishte proevropian e veçmas pro-britanik. Kishte bërë përpjekje për të fituar mbështetjen e grekëve kretanë (pasi u martua me vajzën e një prifti dhe e lejoi të mbetej e krishterë). Prej asaj kohe nuk e kishte mbështetjen e turqve të  Kretës. Megjithatë, në vitin 1834, një komitet i Kretës ishte ngritur tashmë në Athinë për të punuar për bashkimin e ishullit me Greqinë.

Në 1840, Egjipti u detyrua të kthehej në Kretë për të drejtuar sundimin osman. Për njëfarë kohe, Mustafa Naili Pasha u përpoq pa sukses për t’u bërë një princ gjysmë i pavarur, por grekët kretanë u ngritën kundër tij, edhe njëherë duke e shtyrë myslimanët përkohësisht në rrethim në qytete. Një operacion detar anglo-osman i rivendosi kontrollin në ishull dhe Mustafa Naili Pasha u konfirmua si guvernator i saj, ndonëse nën komandën e Stambollit. Ai qëndroi në Kretë deri në 1851, kur ai u thirr në kryeqytet, ku në një moshë relativisht të avancuar ai ndoqi një karrierë të suksesshme. Zyra e tij e Vezirit të Madh është shënuar  3 herë në postin e Vezirit të Madh me ndërprerje në vitet 1853, 1854, 1857, pikrërish në kohën e luftërave ruso-turke në Krime dhe tensioneve të pandërprera mes Turqisë dhe Rusisë Vdiq në vitin 1971.

Referncat:

İsmail Hâmi Danişmend, Osmanlı Devlet Erkânı, Türkiye Yayınevi, İstanbul, 1971, p. 81. (Turkish)

David Barchard, The Princely Pasha of Crete; Cornucopia, Issue 30, 2003/2004.

List of Ottoman Grand Viziers

Vikipedia

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …