KK i Malishevës kërkon ndërprerjen e privatizimit dhe hetimin e privatizimit të deritanishëm

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka filluar mbledhjen e katërt të rregullt, të cilën do ta vazhdoj në javën e ardhshme, pasi nuk kanë mundur ti përfundojnë pikat e parapara për diskutim. Arsye e mos përfundimit të pikave të përcaktuara, ishte debati lidhur me kërkesat e komisionit komunal për shqyrtimin e kërkesave të fshatit Bellanicë dhe kërkesa e Këshillit të fshatit Bellanicë për kthimin e pronave të privatizuara në “Dubravë”. Pas debat të gjatë, gati pesë orësh, dhe trajtimit të këtyre kërkesave, anëtarët e KK të Malishevës, kanë nxjerrë një kërkesë, drejtuar institucioneve shtetërore, përmes se cilës kërkohet ndërprerja e privatizimit të pronave të ish ndërmarrjeve bujqësore dhe hetimin e procesit të privatizimit të deritanishëm. Pas konsultimeve të shefave të grupeve të subjekteve që përfaqësohen në KK Malishevës, është nxjerrë një kërkesë, të cilën e ka lexuar kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi.

Kërkesë:

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e mbajtur me datë 28.04.2017, pas debatit në seancën e katërt nxori këtë kërkesë, me të cilën kërkon nga organet e poshtëshënuara, që:

1)      Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës, Gjykatës Supreme-dhomës së posaçme, Prokurorisë së shtetit, Kryeprokurorit të shtetit, MAPL-së, që të merren të gjitha masat për ndërprerjen e të gjitha privatizimeve të pronës, se OPB “Mirusha”, si dhe ndërmarrjeve tjera në Komunën e Malishevës. Prokuroria e shtetit të inicioj hetime për procesin e privatizimit që ka nxitur debate deri në ditën kur parashtrohet kjo kërkesë, për privatizimet që kanë të bëjnë me pronat bujqësore në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …