Më 24 qershor në orën 17.00 mbahet Akademi në 85-vjetorin e lindjes së profesor dr. Rexhep Qoses

Qosja: Kundërshqiptarin Dick Marty e ka furnizuar Lulzim Basha me disa zyrtarë të LDK-së

Akademik, Rexhep Qosja, me një shkrim të gjatë në rrjetin social, ka kritikuar ashpër politikat e kryetarit të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Bashës dhe të paraardhësit të tij, Sali Berishës. Në kritikën e tij, Qosja ka edhe shumë akuza për Bashën dhe veprimtarinë e tij politike e publike. Sipas tij “shumë prej të dhënave imagjinare me të cilat kundërshqiptari Dik Marti e akuzon UÇK-në për krime lufte, janë të ‘dhëna’ me të cilat Dik Martin, siç thuhet e shkruhet, e ka furnizuar edhe Lulzim Basha me bashkëpunëtorët e tij në Kosovë nga radhët e LDK-së”. Ai ultimatumet e Bashës për qeverinë e Ramës i ka quajtur staliniste. “Ultimatumet staliniste të Sali Berishës dhe çirakut të tij mendjepaktë e zëmadh politik, Lulzim Bashës, kërcënimet se s’do lejojnë zgjedhje, zgjedhje pa u pranuar ultimatumet e tyre për rrënimin e qeverisë shqiptare, shpërfillja e tij kur e kur agresive e fyese ndaj e diplomatëve dhe përfaqësuesve politikë amerikanë e evropianë, kërcënimet ndaj jetës së kryeministrit Edi Rama, paralajmërimi i mosbindjes qytetare në gjithë Shqipërinë – të gjitha këto janë veprime që synojnë paralizën e shtetit, në të vërtetë tragjedinë e vitit 1997!”, ka shkruar nder të tjera Qosja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …