Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka reaguar ndaj Ivica Daçiqit, duke ia kujtuar atij të drejtat që komuniteti serb i gëzon në Kosovë, në krahasim me komunitetin shqiptar në Maqedoni. Reagimi i ish-ambasadorit holandez pason pas një deklarate të Daçiqit ditë më parë, kur ai është shprehur se “problemi i shqiptarëve në Maqedoni mund të përhapet në të gjithë Ballkanin.“ “Në përgjigje ndaj Daçiq, ish-zëdhënësi i Millosheviqit, ka dhënë deklarata të jashtëzakonshme, shikoni tutje. Atij nuk duket që i intereson që gati 30 për qind e popullsisë, shqiptarët, në Maqedoni nuk mund të marrin plotësisht në jetën politike dhe gjuha e tyre nuk është as zyrtare”, ka shkruar Bosch. Ai ka qenë edhe shef i misionit të OSBE-së në Shqipëri, më kë rast ai ka shtuar se serbët në Kosovë gëzojnë shumë të drejta në krahasim me shqiptarët në Maqedoni. “Krahasoni këtë me situatën e serbëve në Kosovë, për të cilën ai gjithmonë ankohet. Me rreth 5 për qind të popullsisë gjuha e tyre është gjuha e dytë zyrtare, edhe pse përdorimi i saj mund të përmirësohet më tej. Ata kanë të drejtë vetoje për çështje të rëndësishme, shikoni formimin e ushtrisë, të cilën ata, me urdhër të Beogradit e parandalojnë. Së fundi, edhe disa ministra dhe parlamentarë serbë në Kosovë thonë haptazi që kryeministri i tyre është Vuçiq dhe Beogradi kryeqyteti i tyre”, ka deklaruar Bosch në një shkrim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …