Gëzim Kelmendi

Kelmendi, Daçiqit: Vetëm një Shqipëri e Madhe me shqiptarët e bashkuar në një shtet do të i sjellë stabilitet rajonit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gëzim Kelmendi i është  përgjigjur Daciqit, ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Dacic paska thënë se deklaratat për krijimin e Shqipërisë së madhe, kërcënojnë stabilitetin e rajonit! Edhe ne shqiptarët edhe ju serbët e dimë se kush e kërcënon stabilitetin e rajonit. Edhe pse na keni marrë trevat tona që shtriheshim deri në Nish, ne kurrë nuk do ta bëjmë atë që ushtarët dhe policët tuaj na kanë bërë.

Ne kurrë nuk do të vrasim fëmijë, gra dhe pleq.

Ne kurrë nuk do të bëjmë dhunimin e femrave.

Ne kurrë nuk do të djegim kishat, tokat dhe shtëpitë tua.

Ne kurrë nuk to bëjmë spastrim etnik dhe gjenocid.

Ne kemi qenë Shqipëri e madhe dhe askush nga ju nuk mund të na ndalë nga ribashkimi i shteteve tona në një shtet të vetëm.

Vetëm një Shqipëri e madhe me shqiptarët e bashkuar në një shtet të vetëm, do të i sjellë stabilitet rajonit, ka theksuar Kelmendi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …