Sot përfundon afati shtesë i dhënë nga Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë fikse dhe mobile që veprojnë në veri të vendit. “ARKEP i ka dhënë një afat përfundimtar këtyre dy operatorëve operatorit Telenor dhe operatorit VIP që data 1 maj 2017 të jetë data e fundit kur ata do të mund të ndërpresin operimet në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Gashi. Ai shtoi se të dy këta operatorë ilegalë e kanë konfirmuar se me datën 1 Maj do t’i mbyllin të gjitha operimet, derisa AKREP me datën 2, do të bëjë menjëherë matjet për të vërtetuar nëse janë ndërprerë të gjitha sinjalet. Në rast se këta operatorë nuk e ndërpresin fushë-veprimtarinë e tyre, Autoritetit Rregullativ i Telekomunikacionit do të ndërmarrë masa ligjore ndaj tyre.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …