Në Kosovë protestohet për 1 maj

Në Kosovë protestohet për 1 maj

Për të shprehur pakënaqësinë me gjendjen e punëtorëve në sektorin privat, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës sot më  1 Maj do të mbajë një protestë.  Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës, ka bërë të ditur se protesta fillon para BSPK-së nga ora 10:00 dhe do të marshohet deri të sheshi “Skënderbe”, ku edhe do të lexohen kërkesat e kësaj sindikate. Gjithashtu edhe  Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të protestojë para selisë së Ministrisë së Kulturës, në shenjë pakënaqësie me gjendjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …