Smith: Gjykata Speciale edhe disa muaj nuk fillon punën

Smith: Gjykata Speciale edhe disa muaj nuk fillon punën

Avokati ndërkombëtar, Gregor D.Guy Smith, ka bërë me dije se Gjykata Speciale që do të merret vetëm me krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, nuk pritet të nis punën edhe për disa muaj tjerë. Sipas tij, kjo vonesë do të ndodhë pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale për rregullat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, procedurat do të marrin kohë disa muaj. Smith në një intervistë për “KosovaPress” ka treguar se ka biseduar me një numër të personave që mund të gjykohen nga Gjykata Speciale, por që nuk ka treguar emrat e tyre. “Unë kam punuar me Tomë Gashin, kemi qenë një ekip për një periudhë të gjatë kohore dhe nuk kemi punuar vetëm në Prishtinë por edhe në Hagë, dhe po ashtu kemi një zyre në San Francisko. Sa i përket pyetjes së nëse na kanë kontaktuar, po na kanë kontaktuar. Një çështje e drejtë e interesit është se kush do të akuzohet, cilat do të jenë ato akuza dhe si do të vazhdojnë këto raste. Nuk mund të përmend se më kënd kemi biseduar specifikisht, por kemi biseduar me një numër të madh të palëve. Ne kemi qenë pjesë e çdo rasti në Kosovë që kanë pasur të bëjnë me ish-pjesëtarët e UÇK-së”, ka thënë Smith.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …