leoni

AAK-ja: Kosova, vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe

AAK-ja: Kosova, vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe

Me rastin e 1 Majit Ditës Ndërkombëtare të Punës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova është vendi ku të drejtat e punëtorit shkelën në masë të madhe. “Moszbatimi i ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës, kushtet e rënda të punës, siguria në vendin e punës, siguria e shëndetit vazhdojnë të jenë ankesa e shumë punëtorëve kosovarë e ku me më fatalitet është sektori i ndërtimtarisë, ku sipas statistikave në pesë vitet e fundit kanë humbur jetën 61 punëtorë, ndërsa 220 të tjerë janë lënduar në vendin e tyre të punës. Dita ndërkombëtare e punës, Kosovën e gjënë edhe në mungesë të zbatimit të ligjit të punës dhe kontratës kolektive. Shkelja e të drejtave të punëtorit fillon qe nga momenti që punëtori punësohet. Punësimi bëhet pa kontrata të punës, me orar të strëgjatur 10-12 orë, duke mos u kompensuar puna jashtë orarit të punës. Punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës pa paralajmërim nga punëdhënësi”, është thënë në komunikatën Departamentit për Punë dhe Mirëqenie Sociale të AAK-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …