Kryetari Ilazi dhe ekzekutivi komunal diskutojnë ecurinë e punimeve në projektet e ndryshme komunale

Ekzekutivi i Komunës së Kaçanikut është mbledhur për të diskutuar ecurinë e punimeve në projekte të ndryshme si dhe rreth punëve administrative komunale.

Takimin e kryesoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, ndërsa prezantoi edhe nënkryetari Remzi Elezi. Në takim u bë e ditur se punimet në projektet kapitale janë duke vazhduar sipas planifikimeve të parapara. Janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e dy urave për këmbësor mbi lumin Nerodime, janë betonuar shtyllat e bazamentit, ndërsa janë duke vazhduar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Koxhaj ku është duke u hedhur shtresa e asfaltit në disa segmente të saj. Po ashtu janë duke vazhduar punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Neziraj si dhe asfaltimi i rrugëve në Kaçanik të Vjetër. Punimet kanë filluar në rrugën “Tefik Raka” në Kaçanik- zgjerimi i trasesë si dhe punimet kanë filluar në asfaltimin e rrugës në lagjen Kodrali. Në takim u diskutuan edhe punët të tjera administrative dhe planet javore të drejtorive përkatëse.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …