Konferenca rajonale “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor” do të organizohet në Prishtinë më 3-4 maj 2017. “Skema e BE-së për profesionistët e rinj në Ballkanin Perëndimor” është veprim pilot për programin rajonal të trajnimit ekzekutiv dhe komponentëve të shkëmbimit për shërbyesit e rinj civil nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbisë) i cili aktualisht menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe implementohet nga Këshilli Britanik. Qëllimet kryesore të këtij veprimi pilot ishin krijimi i kapaciteteve profesionale dhe përgatitja e gjeneratave të ardhshme të administratorëve publik dhe bërësve të politikave në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe promovimi i elementit të bashkëpunimit rajonal të procesit të integrimit evropian në nivel të shërbimit civil duke krijuar lidhje ndërkufitare mes udhëheqësve dhe agjentëve të ndryshimit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …