Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se Kosova është zemra e Serbisë. Ai e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim vetën është art’. “Arti definohet edhe si “një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njofim të vërtetën” Deklarata e fundit e Zoran Zaevit që “Kosova është zemra e Serbisë” mu duk, në këtë kontekst si Arti. Po me duket se Zaevi (unë gjithmonë kam dyshuar në të) do të na dalë Kapuç me mëngë”, ka shkruar në një postim të tij Pacolli.
