Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani sot në orën 10:00, do të zhvillohet takimi midis Kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe Liderit të opozitës , Lulzim Basha, thuhet në një njoftim të Presidencës. Ky takim mbahet me qëllim të zgjidhjes së ngërcit politik mes dy partive kryesore te politikës shqiptare. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi per mediat pas përfundimit të mbledhjes se grupit parlamentar të PD-së se, “ofrova gjithshka timen dhe të PD-se, për një marreveshje politike për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme” dhe se,”vendimi i grupit është të shkojmë në dialog pa hequr dorë nga qëndrimi për qeveri teknike për zgjedhje të lira.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …