Bajrami: Roli i të rinjve është kyç për zhvillimin demokratik dhe tranzicionin që po kalojmë

Bajrami: Roli i të rinjve është kyç për zhvillimin demokratik dhe tranzicionin që po kalojmë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, në të cilën po marrin pjesë studentë nga vende të ndryshme të Evropës dhe më gjerë. Me këtë rast, ministri uroi studentët për organizmin e Konferencës së dytë ndërkombëtare, të cilën e vlerësoi si shumë të rëndësishme për Universitetin e Prishtinës, por edhe për Kosovën, për të promovuar talentin e të rinjve dhe për të bërë ndryshime. “Pa dyshim se po jetojmë në një proces të globalizimit, ku roli i të rinjve është kyç për zhvillimin demokratik dhe tranzicionin që po kalojmë. Në këtë tranzicion, të rinjtë e kanë rolin kryesor për të treguar aftësitë e veta të ndërmarrësisë, por edhe të lidershipit, në mënyrë që të transformojnë edhe mentalitetin e shoqërive të reja”, ka thënë Bajrami. Ministri  ka theksuar se kjo Konferencë, e cila po bëhet tradicionale është një mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të të rinjve. “Është një mundësi e veçantë për studentët e Kosovës që të tregojnë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për sfidën e përfshirjes në tregun evropian, ku ata do të konkurrojnë me kompetenca, me shkathtësi dhe me vlerat e tyre”, ka deklaruar ai, ndërsa ka theksuar se MAShT-i do të mbështesë gjithmonë aktivitete të tilla të studentëve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …