Xhavit Haliti

Haliti: Ende s’kemi diçka zyrtare nga Qeveria për demarkacionin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se nesër do të mbahet seanca plenare në orën 10:00. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haliti ka folur edhe për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, interesimit të gazetarëve se kur do të shkojë demarkacioni në Kuvend. “Sa i përket çështjes së demarkacionit është kompetencë e Qeverisë e cila munda ta dërgoj në rrugë të rregullt. Mund ta dërgojnë (demarkacionin) edhe në mënyrë të përshpejtuar, por kjo është çështje e tyre. Ne ende s’kemi diçka zyrtare dhe derisa nuk kemi diçka zyrtare s’mund të flas”, ka thënë Haliti. Duke folur rreth mocionit të Nismës për rrëzimin e Qeverisë, ai ka thënë se opozita mund të pres për këtë seancë. Nënkryetari i Kuvendit ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se është gabim të ndërpritet dialogu që është duke u zhvilluar në Bruksel me Serbinë. Haliti ka thënë se ndërprerja e dialogut për rastin e Ramush Haradinaj, ka qenë diçka tjetër. “S’ka arsye të ndërpriten bisedimet pasi ne dëshirojmë të shkojmë drejt Evropës. Gojën e kemi plotë Evropë, kurse s’po sillemi si evropian”, ka deklaruar Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …