Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në ditën e dytë të qëndrimit në Bruksel po vazhdon me takimet në Parlamentin Evropian. Në takimin me komisionin për Punë të Jashtme AFET, Hoxhaj ka folur për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Hoxhaj tha se njohja e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat ende nuk kanë marrë vendimin për njohje forcon jo vetëm Kosovën, por edhe BE-në. “Pesë shtetet e mbetura duhet ta njohin Kosovën. Kjo e forcon jo vetëm Kosovën por edhe BE-në”, ka thënë ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …