Gazeta autoritative gjermane “Der Spiegel” shkruan se Shqiptarët në Maqedoni po kërkojnë atë që iu mohua në vitin 2001. Nikola Gruevski, përfitoi dikur si liberal dhe si modernizues i vendit të tij, që aspironte anëtarësimin në NATO e Bashkimin Europian. Asokohe, Maqedonia së bashku me Kroacinë shiheshin si vendet e Ballkanit më pranë afrimit me BE-në. Por Gruevski i hyri ngadalë një rruge të ultranacionalizmit dhe sundimit populist. “Ai ka qeverisur me metoda kriminale, duke nisur nga falsifikimi i zgjedhjeve e deri te dyshimet për vrasjen e kundërshtarëve politikë”, vazhdon revista. Pra, Maqedonia është kthyer – sipas saj, – nga shtet model, në shtet eksploziv. Për interesat e tij politike, Gruevski kërkon të viktimizojë të gjithë Maqedoninë. Ai kërkon ta çojë Maqedoninë drejt kaosit, e më pas të hiqet si faktor stabilizues. Por e vetmja alternativë që mbetet për këtë njeri është burgu”, citon media gjermane analistin Sasho Ordanovski. Partitë shqiptarë kërkojnë më shumë të drejta, veçanërisht atë të gjuhës, të cilat në fakt janë garantuar nga Marrëveshja e Ohrit, – thuhet më tej në artikull.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …