Më 5 maj me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar në Pejë do të zhvillohen aktivitete tematike e përkujtimore. Në orën 11:00, homazhet për dëshmorët mbahen në qendër të qytetit, në Pejë, Në orën 12,00 mbahet Akademia solemne në kinoteatrin Jusuf Gërvalla të qytetit, ku pritet të marrin pjesë: kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e autoritete të tjera.
