Nisma për Kosovën ka siguruar 41 nënshkrime të deputetëve dhe tashmë i ka votat e mjaftueshme që mund ta dërgojë në Kryesinë e Kuvendit mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, në një prononcim për Gazetën “Monitor” ka thënë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë do të dorëzohet në Kuvend të hënën. Mbledhjen e 41 nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë, Krasniqi e ka quajtur këtë si suksesi i parë i kësaj nisme, ndërsa suksesi i dytë do të varet nga deputetët e tjerë të Kuvendit të Kosovës. Krasniqi ka theksuar se për rrëzimin e Qeverisë duhet të jetë dakord shumica e thjesht e deputetëve. “Duhet të bisedojnë, kryetari me deputetët por shpresoj që ka e hëna të ishte kërkesa e dorëzuar për seancë. Mosbesimi shprehet në shumicën e thjesht të deputetëve. Ky është suksesi i parë i nismës së mocionit, mendoj se ne këtë e kemi arritur. Kurse suksesi i dytë mendoj se varet nga deputetët tjerë, sepse ky është edhe interes i qytetarëve. Kjo Qeveri nuk është e gatshme të merr asnjë vendim të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Krasniqi. Ndërsa në rregulloren e Kuvendit thuhet se mocioni duhet të vihet në rend dite jo më vonë se pesë ditë dhe jo më herët se dy ditë nga dita e parashtrimit të tij. Që të arrihet qëllimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ai duhet të merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. E në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …