Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka inspektuar të enjten punimet që po zhvillohen për renovimin e Stadiumit Olimpik “Adem Jashari”, ku MKRS-ja po investon rreth 1.5 milion euro. Ai me këtë rast u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punimeve, sipas së cilës, ky stadium do të bëhet gati për gara të klubeve në afatin e paraparë. Ministri Shala tha se ky është një lajm i madh për futbollin e Kosovës, pasi tanimë Kosova përfundimisht do të ketë një stadium ku mund të zhvillohen lojëra me karakter ndërkombëtar. Ai, po ashtu, u shpreh se investimet e MKRS-së në infrastrukturën sportive përgjatë këtij viti janë rritur dukshëm, me qëllim që të krijohen kushte më adekuate për sportin e Kosovës dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të tij. Ndryshe, punimet në këtë stadium po zhvillohen sipas kritereve dhe standardeve të kërkuara nga UEFA.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …