Duke folur për mocionin për votëbesimin e Qeverisë, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se shumica e nënshkruesve janë shkaktar të problemeve të përmendur në mocion. “I lexova me kujdes pikat e mocionit të nënshkruar nga opozita dhe disa deputetë të PDK-së. Me përjashtim të deputeteve të Vetëvendosjes, të gjithë të nënshkruarit e tjerë janë shkaktarë të problemeve të përmendura në mocion. Nuk e kuptoj se ku është etika e një veprimi të tillë politik. Si mund të kritikohet ligji i Trepçës? Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do të mund të ndalin politikat antikorruptive të vendosura tanimë në mënyrë sistematike nga Qeveria Mustafa”, ka shkruar ministri, Avdullah Hoti në Facebook.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …