Ministri Shala vizitoi Vushtrrinë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizatur Vushtrrinë, me ç’rast ka inspektuar punimet në Qendrën Rinore në këtë qytet, investim ky i MKRS-së dhe Urën e Gurit.

Gjatë inspektimeve të punimeve në Qendrën Rinore të këtij qyteti, ministri Shala u shpreh i kënaqur me ecurinë e investimeve në këtë qendër, e cila pritet të përfundojë sipas planit dinamik. Ai më tej u shpreh se investimet në qendrat e rinisë kudo nëpër Kosovë janë në dobi të rinisë së Kosovës, sepse ato krijojnë kushte më të përshtatshme për aktivitet e rinisë, dhe kjo është shumë me rëndësi për zhvillimin e saj.

Po ashtu, ministri Shala vizitoi Urën e Gurit në Vushtrri, dhe u shpreh se MKRS-ja është duke ndërmarrë të gjitha masat për të sanuar sa më parë dëmet që janë shkaktuar në këtë urë me vlera të rëndësishme për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …