Po mbahet edicioni i 28-të i Festivalit Hasi jehon 2017: Në Gjonaj parakalon identiteti ynë kulturor, kombëtar

Po mbahet edicioni i 28-të i Festivalit Hasi jehon 2017: Në Gjonaj parakalon identiteti ynë kulturor, kombëtar

Para një numri të madh të adhuruesve të folklorit burimor dhe mysafirëve të shumtë në mesin e të cilëve ishin edhe Qemal Minxhozi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Ramadan Muja kryetari i Komunës së Prizrenit dhe shumë mysafirë të tjerë, në fshatin Gjonaj të Hasit, nisi të enjten në mbrëmje, edicioni i 28 i festivalit mbarëkombëtar të folklorit burimor “Hasi Jehon 2017”. Si edhe në vitet tjera i pari në skenë parakaloi  mikpritësi, ShKA “Malësori”, duke shpalosur para të pranishmëve karakteristikat e veshjeve më kolorit të pasur të Hasit. Vallet tradicionale të ruajtura ndër shekuj me origjinalitetin e paraqitjes në skenë, edhe njëherë dëshmuan se ShKA “Malësori” është një thesar i ruajtjes dhe kultivimit të traditës së pasur hasjane.

Në programin e hapjes të ShKA “Malësori” u paraqitën edhe këngëtarët: Shyhrete Osmanollaj, Përparim Brati dhe Florim Çoçaj.

Rinia po e ruan me fanatizëm folklorin tonë burimor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja në hapje të edicionit të 28 tha se festivalit Hasi Jehon është një ngjarje madhështore e folkorit tonë kombatër. “Ndiej kënaqësi të veçantë që kjo rini e jona e mrekullueshme është duke e ruajtur me fanatizmin më të madh folklorin tonë kombëtar të të gjitha regjioneve të trojeve etnike shipatre. Me këtë laryshi të valleve e këngëve popullore po i tregojmë botës, veçanërisht Evropës se jemi ndër popujt më të vjetër në Evropë dhe populli më i vjetër në Ballkan. Edhe të parët tanë, stërgjyshërit tanë iliro- pellazgë I kanë shprehur ndjenjat e tyre shpirtërore duke kënduar e duke vallëzuar dhe natyrisht duke i përdorë instrumentet me frymë dhe me tela. Kjo na madhështon neve si Komb. Për folklori tonë shumë të veçantë kanë shkruar studiues gjerman, austriak danez e të popujve të tjerë, prandaj ky folklor dëshmon se jemi komb i lashtë e i njohur ne Evropë me këto begati” tha Muja. Ai shprehu falënderim për rininë e mrekullueshme që si anëtarë të ShKA-ve po e ruajnë me fanatizëm folklorin tonë të begatshëm sepse tha Muja “ajo është forca që po e ruan traditën tonë mijëvjeçare”.

 Folklori është pjesë shume e rëndësishme e identitetit tonë

Ambasadori I Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi u shporeh se është i emocionuar që është pjesë e këtij festivali që ai e quajti madhështor.

“Festival “Hasi jehon” është shumë i veçantë sepse mbledh në Hasin e bukur ShkA-të mbarëkombëtare. Ky aktivitet, është i të gjitha brezave, sepse këtu i ka mbledhur muza popullore, folklori kombëtar dhe folklori është një pjesë shume e rëndësishme e identitetit tonë që tregon se ai nuk ka kufi, dhe zhvillohet në gjithë kombin shqiptar si një vlerë që po zhvillohet dhe po lartësohet nga dita në ditë” tha ambasadori Minxhozi.

Sipas ambasadorit Minxhozi, në këtë aktivitet masiviteti është tepër i rëndësishëm.”Masiviteti vjen si rezultat i një historie 28 vjeçare të këtij aktiviteti. 28 vjet duken pak por janë shumë sepse gjysma e këtij aktiviteti është zhvilluar në Kosovën jo të lirë. Nga viti 2000 e në vazhdim ky aktivitet ka marrë përmasa të mëdha sepse është aktivitet i lirë që fton për të marr pjesë në Hasin e bukur këdo që është shqiptar” tha ai.

Në natën e parë, përveç ShKA “Malësorit”, që nuk është në konkurencë për çmimet tradicionale të festivalit u paraqitën edhe pesë ShKA.Grupi “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Shqipërisë u paraqit me vallen e vajzave, vallen festive dhe disa këngë të folklorit burimor. Grupi i shqiptarëve “Boras” nga Suedia u paraqit me vallen e burimit të Sharrit dhe të Pavarësisë. ShKA “Shotë Galica” më Ansamblin e të rinjve u paraqit me një valle instrumentale dhe disa këngë të folklorit burimor. ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e madhe, me valle me motive kosovare, një valle instrumentale dhe me dy këngë të folklorit burimor. Natën e parë e mbylli ShKA “Bresana” me disa valle dhe këngë ta traditës së Opojës.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …