leoni

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë, të udhëhequr zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu. Ai dhe përfaqësueset e grave të këtij sektori, diskutuan për pozitën dhe rolin e gruas në institucioneve që prekin segmentin e sigurisë, sfidat dhe problemet me të cilat ato përballen. Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart punën dhe angazhimin e grave në secilën pozitë që ato ushtrojnë, duke konfirmuar përkushtimin e tij për të mbështetur avancimin e rolit të tyre në secilin segment institucional dhe shoqëror të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …