Në 19-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të Kombit Bahri Fazliu, organizohen homazhe te lapidari i heronjve: Fahri dhe Bahri Fazliu. Homazhet zhvillohen në fshatin Llaushë të Besianës duke filluar në ora 12:00. Bahriu ishte ndër themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në kuvendin themelues të kësaj Organizate u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Përkohshëm, si dhe anëtari redaksisë së gazetës Çlirimi. Emrin e këtij organi të shtypit të LKÇK-së, e kishte propozuar, Bahriu. Më 7 maj 1998, Bahriu bie trimërisht në kufirin në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe të Mali të Zi, afër Plavës. Bashkëkombësit liridashës në Plavë, trupin e Bahriut e varrosin në varrezat e Plavës. Pas tri javësh, vëllezërit dhe shokët, trupin e Bahriut e zhvarrosin nga varrezat e Plavës dhe e varrosin në vendlindjen e tij, afër vëllait dëshmor, Fahriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …