Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa, i cili ka sulmuar liderin e Nismës, Fatmir Limaj. Mustafa kishte thënë se ka vërejtur se rrëzimin e Qeverisë e kërkojnë të gjithë ata që kanë probleme me ligjin, ata që në të kaluarën kanë shkelur diku keq në ligj, me korrupsion, me krim të organizuar dhe forma të tjera. Por kësaj deklarate i ka dhënë përgjigje, shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami. “Është tepër e ulët të fshihesh pas një marrëveshje të cilën as deputetet e partisë tënde nuk duan ta votojnë e që disa prej tyre as juve nuk ju kanë votuar për kryeministër. Por, edhe më e ulët është kur një njeri i cili nga 70 dosje si kryetar i Prishtinës ka arritur deri në 700 si kryeministër të mos e pranojë dështimin, e bile edhe rrëzimin. Të kuptojmë se e keni nga paniku, por nga sot i keni ditët e numëruara dhe ashtu siç e kam thënë edhe sot, këtë qeveri e kemi rrëzuar NE në momentin e procedimit të iniciativës tonë për mocionin e mosbesimit për qeverinë Mustafa. E kotë ishte mbledhja e këshillit të LDK-së, e kotë ishte tentativa qesharake me shkuarjen tuaj në Bruksel e më skandalozja ishte ideja e modifikimit të demarkacionit me aneks shtesë. Kotë e keni se ju e kishit mundësin, por keni dështuar dhe është koha që ju si ‘Akademik’ ta pranoni humbjen!”, ka shkruar Valdete Bajrami në llogarinë e saj në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …