Ilir Meta

Meta ka ftuar për një vizitë zyrtare në Tiranë, kreun e ri të Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta të shtunën i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferit për të vizituar Shqipërinë. Meta me këtë rast ka shprehur gatishmërinë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve. “Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për vizitë zyrtare në Tiranë. Maqedonia është një fqinj i rëndësishëm edhe falë faktorit shqiptar shtet-formues”, thuhet në mesazhin e Metës.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …