Jakup Krasniqi

Krasniqi: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në një opinion të tij, ai ka theksuar se mocioni është mjet demokratik në të gjitha vendet që shquhen me demokraci të konsoliduar, të cilin mund ta përdorë opozita, sa herë që ajo mendon se vendi po qeveriset keq, e zgjidhja e së keqes janë zgjedhjet. “Edhe pozita e ka të drejtën t’i përgjigjet me mjete demokratike, me kulturë e edukatë njerëzore kërkesës së ligjshme parashtruesve të mocionit të mosbesimit, duke ofruar fakte e dëshmi që tregojnë të kundërtën. Konsideroj se vetë mënyra sesi qeveritarët po e kundërshtojnë mocionin e mosbesimit, si vendorët e po ashtu edhe jovendorët, duhet ta kuptojnë se kjo qeveri duhet të bie e vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …