Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, për herë të parë komentoi situatën politike në vend, pas anulimit të zgjedhjeve në Kavajë. “Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajo në gjithë politikën shqiptare, që të gjenden mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si BE bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë. Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lëhtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë”, deklaroi Vlahutin. Këto deklarata ajo i bëri nga Gjirokastra, ku ndodhet në kuadër të Ditës së Europës në shenjë mbështetjeje për trashëgiminë kulturore dhe sfidat me të cilat ky qytet po përballet krahas nevojës për zhvillimin e turizmit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …