Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka kujtuar betejën e Çabratit, duke thënë se këto data dhe beteja të mbushura përplot me sakrificë janë shenja të përjetshme që nuk do të na lënë të harrojmë se si u arritën çlirimi, liria dhe pavarësia e Kosovës. Ai ka shkruar se ashtu si në gjithë formacionet e popullit të organizuara për rreth UÇK-së edhe në qytetin e Gjakovës kishte ndodhur kjo. “Para 18 viteve shumë djem e vajza ishin organizuar në mbrojte të civilëve të cilët ishin të vendosur në Çabrat, e ku më datat 7, 8 dhe 9 maj kishte ndodhë përballje e pabarabartë, në të cilën ranë dëshmorë dhjetëra djem nga Gjakova në mbrojtje të civilëve të pafajshëm të cilët ishin të rrezikuar nga forca të mëdha policore, paramilitare e ushtarake serbe të cilët vranë dhe zhduken gjatë këtyre ditëve dhjetëra shqiptarë. Lavdi të rënë në “Epopen e Çabratit”! Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit tonë”, ka shkruar në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …