Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, ka shprehur indinjatën e thellë ndaj disa veprimeve të të institucioneve komunale të Pejës. OVL e UÇK-së në Pejë, nëpërmjet një komunikate, thotë se megjithëse 5 maji si ditë e Dëshmorëve është e miratuar si datë zyrtare edhe nga Kuvendi Komunal Pejë, ky është viti i katërt që kjo qeveri komunale nuk e shënon. “Këtë vit, 5 Maji u shënua në mënyrë madhështore nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, pa mbështetjen e komunës. Ndërkohë, institucionet komunale të Pejës, bën homazhe selektive dhe jashtë orarit zyrtar, vetëm tek një përmendore, duke theksuar edhe më tepër mosrespektin që kanë për Dëshmorët e Kombit. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, konstaton se këto janë veprime tendencioze, sulm ndaj vlerave të luftës, vlera të cilat nuk kanë rëndësi për mbetjet jugosllave që sot udhëheqin me Komunën e Pejës. Ne jemi të bindur, se në Pejë asnjëherë nuk do të vjen në shprehje sundimi i atyre që nuk e dijne vlerën e lirisë dhe atyre që u flijuan për këtë liri”, thuhet në komunikatë. Veteranët e Pejës thonë se dëshmorët e Kombit janë ata që gjithmonë duhet të na bashkojnë, e monstrumët e llojit të komunarëve aktual të Pejës nuk do të arrijnë asnjëherë të përçajnë as familjet e dëshmorëve dhe as popullin në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …