Deputeti i Nismës për Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se Isa Mustafës askush nuk do t’i besojë në këtë fushat parazgjedhore. Berisha ka akuzuar Mustafën se forcoi bashkëpunimin me krimit e organizuar dhe kapësit e shtetit kundër të cilëve në fushatën e kaluar kishte “gri lakra gjatë gjithë kohës”. “Deklaratat e I.Mustafës dhe disa lakejve rrethë tij pas dorzimit të mocionit të opozitës në Kuvend, tregon se shoku Isa edhe këtë fushat parazgjedhore po e bënë me gjuhën e fushatës së kaluar! Nëse dikush herën e kaluar i ka besu, nuk besoj se edhe kësaj radhe do ti besoj pallavrave dhe mualifeve të shokut Isa më. Ai thelloj dhe forcoi bashkëpunimin me krimit e organizuar dhe kapësit e shtetit kundër të cilëve në fushatën e kaluar kishte ,,gri lakra,, gjatë gjithë kohës… I gjori Mustafa e ka humbë rrugën në oborrin e vet dhe kanë fillu me i pengu edhe qimet e flokëve të veta që po i bien në sy”, ka shkruar ai në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …