Kuvendi i Aleancës Kosova e Re, mbajti mbledhjen e dytë të radhës, e cila u drejtua nga Kryetari i Kuvendit Fatmir Matoshi. Në këtë mbledhje me propozim të Presidentit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, Kuvendi zgjodhi Kryesinë e re, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën Agim Bahtiri, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu, Albena Reshitaj, si dhe sekretar i përgjithshëm u zgjodh Vesel Makolli.
Anëtarë të tjerë të Kryesise janë zgjedhur: Rejhan Vuniqi, Islam Pacolli, Sami Borovci, Mirlinda Sopi, Arta Haxhaj, Musa Dervishi, Besim Ymeri, Shaqir Kutllovci, Remzi Smajlaj, Arber Krasniqi, Sabit Pacolli, Sevdie Lama, Mirlinda Kusari, Luan Shllaku, Valon Lluka, Fatmir Krasniqi, Fatmir Matoshi, Vana Jerliu, Ismet Hajdini, Jahja Koka, Jetlir Zyberaj, Ibrahim Rexhepi, Mirlinde Gashi, Arber Geci, Mimoza Ibishi, Dede Abazi, Mustafe Kadriaj, Ibrahim Hyseni dhe Drita Kabashi.
Deklarata politike e miratuar nga Kuvendi i Aleancës Kosova e Re
AKR është e shqetësuar për gjendjen politike, që ka ardhur si pasojë e keq qeverisjes së vendit dhe shprehet e gatshme që të punoj fuqishëm për përmirësimin e kësaj gjendje, në partneritet me qytetarët e Republikës së Kosovës;
AKR në përputhje me programin e saj politik, mbështet dhe angazhohet për secilën iniciativë, në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
AKR u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të jenë të vetëdijshëm dhe vigjilentë për gjendjen e krijuar politike, e cila mund të keqpërdoret nga partitë e ndryshme politike, në kurriz të tyre.
AKR e vlerëson të përmbyllur me sukses të plotë procesin zgjedhor brenda saj dhe zgjedhjen e organeve të reja qendrore dhe jo qendrore si dhe zgjedhjen e Presidentit të saj z.Behgjet Pacolli, sipas parimit të votës së drejtpërdrejt të anëtarësisë.
AKR është mjaft e shqetësuar me punën e qeverisë, në procesin e liberalizimit të vizave. Mbetja në izolim e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si pasojë e mospërgjegjësisë politike, çdo ditë e më shumë është duke i dëmtuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe interesat e tyre.
AKR mbështet zgjidhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi, në atë mënyrë që të mos dëmtohet interesi qytetar dhe territori i Republikës së Kosovës. AKR, rikonfirmon se zgjidhja më adekuate e këtij problemi mbetet arbitrazhi ndërkombëtar, bazuar në një konsensus politik, por duke pasur kujdes lidhur me detyrën që i jepet panelit të arbitrazhit lidhur me metodologjinë e përcaktimit të kufirit.
AKR është e shqetësuar me dështimin e kësaj qeverisje, në përmirësimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe dështimin për rritjen e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në mekanizma të tjerë ndërkombëtarë. AKR dhe Presidenti i saj z.Behgjet Pacolli, ka punuar dhe vazhdon të punoj në vazhdimësi për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
AKR vlerëson se premtimet për rritje të pagave janë vetëm një mashtrim i radhës, pasi që kjo nuk mund të bëhet pa një rritje ekonomike dhe rritje të GDP-së.
AKR në programin e saj të ri politik dhe ekonomik, angazhohet fuqishëm për një shtet të zhvilluar ekonomikisht, ku do të ketë rritje të investimeve të huaja si dhe fuqizim të legjislacionit që mbron dhe mbështet investimet e huaja në Kosovë.
AKR ka prioritet kryesor dhe angazhohet fuqishëm në krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e kualiteteve shëndetësore dhe arsim cilësor.
AKR konsideron se përgjegjëse kryesore për këtë gjendje të izolimit, mos zhvillimit ekonomik, jo sigurisë dhe mos sundimit të ligjit është qeveria e Republikës së Kosovës, e cila në secilin veprim është duke i shkaktuar dëm shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
AKR mbështet kërkesën për shkarkimin e kësaj qeverie dhe beson se kjo është rruga më e mirë për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhin një qeverisje më të përgjegjshme, e cila do të rrisë mirëqenien e tyre dhe do të forcojë sundimin e ligjit.
AKR është e gatshme për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale dhe është e hapur për partneritet me të gjitha forcat politike që pranojnë programin e saj politik dhe ekonomik, për të qeverisur Republikën e Kosovës.
AKR falënderon të gjitha degët, organet dhe anëtarësinë e saj, për angazhimin në fuqizimin e programit dhe vizionit të AKR-së.
AKR mirëpret dhe është e hapur për ardhjen e kuadrove të reja në strukturat e saj.
AKR inkurajon qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen vizionit saj për ta bërë Kosovën madhështore dhe një vend ku jetohet mirë dhe me dinjitet.
AKR u bën thirrje qytetarëve që mos ta humbin shpresën por të marrin përgjegjësinë e vendimmarrjes për një të ardhme më të mirë për familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.