Në natën e tretë në festivalin Hasi jehon u paraqitën 5 Shoqëri Kulturore Artistike, ndërsa mbylljen e bëri ShKA Malësori”. Derisa u parqit në skenë ShKA “Malësori juria në përbërje Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Hysen Dida vendosën për çmimet tradicionale të festivalit “Hasi jehon”. “Publik i mrekullueshëm si zakonisht. E meritoni notën më të lartë për qëndrueshmërinë dhe për kulturën që e keni si publik”, tha Dilaver Kryeziu kryetar i jurisë
Juria i ndau këto çmime:
Çmimi e parë “Malësori” juria ia ndau Ansamblit “Mati” nga Bureli
Çmimi i dytë “Malësorja” iu nda ShKA “Bajram Shabani” nga Kumanova
Çmimi i tretë “Lahuta” sipas jurisë iu takoi ShKA “Januz Ramadani” nga Smira dhe Ansamblit “Rugova” nga Peja
Çmimi “Nazmije Tota iu nda trios së këngëtareve nga Mati
Valltari më i dalluar u vlerësua Muhamet Sinani i ShKA “Bresana” nga Bresana
Valltarja më e mirë Elizabeta Zeneli nga ShKA “Prishtina”
Dyshja më e mirë e valltareve Vjollca Hajrullau dhe Ermira Sheta nga Krumë e Hasit
Koreografia më e mirë u shpall ajo e koreografit Mehmet Xhemajli nga ShKA “Prishtina”
Loja më e mirë popullore ShKA “Katarina Josipi”
Kostumet ShKA “Rapsha” nga Tuzi
Rituali më objektiv iu nda Ansamblit Muharrem e Xhevat Qenaj nga Ramaja
Cmimi rapsodi më i mirë I festivalit iu nda raspodes Xhevrije Vataj
Grupi I rapsodëve më të mirë Hamit Kastrati e Përparim Brati nga Hasi i Shqipërisë
Orkestra më e mire ShKA “Shote Galica” nga Drenasi
Instrumentisti më i dalluar klarinetisti nga Kavaja.
Krejt në fund drejtori i festivalit Haziz Hodaj e falënderoi publikun “Juria ndau çmimet për Ansamblet ndërsa unë them se çmimi i parë si zakonisht ju takon juve që e përcillni me kujdes paraqitjen e çdo grupi. Mirupafshim në vitin e ardhshëm” tha Hodaj.