leoni

Mbledhja e Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e cila duhej të mbahej sot është shtyrë për të mërkurën

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila ishte  e paraparë të fillonte sot  orën 10:00 është shtyrë dhe tash për tash nuk dihet se  kur do të mbahet ajo. Derisa ministrat e LDK-së kishin arritur  me kohë, ministrat e  PDK-së nuk janë dukur fare në sallën e Qeverisë. Po ashtu ishte raportuar se derisa  kryeministri, Isa Mustafa po mbante një takim me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, ministrat e LDK-së dolën nga salla e mbledhjeve. Nuk dihen detajet arsyet se  kur do të mbahet mbledhja, ku pritej të procedohej  në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi. Ndërkohë zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, ka thënë se mbledhja është shtyrë për ditën e mërkurë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …