Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se sot u pa edhe një zmbrapsje e Qeverisë për Demarkacionin. “Është shumë mirë që kjo marrëveshje nuk u ngjall nga Qeveria për në Kuvend. Qeveria qe dy vjet dhe sot insistoi ta dëmtojë interesin e Kosovës. Është e domosdoshme që të mërkurën kjo Qeveri të bie për ta shpëtuar territorin e Kosovës. Ne do të protestojmë për ndalimin e Demarkacionit kurdo që ndodhë. Për format e protestës do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Ymeri. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Glauk Konjufca falënderoi deputetët për këmbënguljen e tyre që kanë qenë kundër demarkacionit nga pozita e që janë rreth 15 prej tyre. “Këto tërheqje të shumta që i kemi pas nga kjo qeverisje janë shumë dhe këtë Qeveri duhet ta rrëzojmë sa më shpejt”, tha Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …