Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të partisë që ai drejton ka deklaruar se Kosova është më keq se sa ka qenë edhe në kohën e UNMIK-ut. “Kosova sot është më e korruptuar se në kohën e UNMIK-ut. Serbia është e pranishme në Kosovë më shumë se sa në kohën e UNMIK-ut, investimet e huaja s’kanë ndodhur me të cilat mund të mburreshim. Diaspora jonë që i jam mirënjohëse, i jemi sepse edhe në kohën e krizës ishin me ne, nuk po e gjejnë mënyrën për të investuar në Kosovë. Bujqit, sipërmarrësit janë keq, grantet ndalen rrugës ose arrijnë vetëm tek ata që janë të partisë në pushtet, po vazhdon me ndërhy në punët tona, arsimi i politizuar, shëndetësia në gjendje të rëndë, tha mes tjerash kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …