Dita e Evropës, 9 Maji, sot do të shënohet me aktivitete të ndryshme edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën dhe me ndarjen e çmimit “Evropiani i Vitit”, edhe pse BE-ja dhe Këshilli i Evropës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe shqiptarët e vendit tonë janë të vetmit në Evropë që po mbahen në geto, pa të drejtë lëvizjeje të lirë sikur të gjithë popujt e kombet e tjerë të Evropës. Megjithatë qeveritarët tanë i kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë në koncerte, në artin e rrugës dhe në garën në basketboll përgatitjen e librave nga të rinjtë, shfaqjen e dokumentareve dhe programet interaktive në komuna të ndryshme. Në kohën e Romës së lashtë, skllevërit dhe gladiatorët që dënoheshim me vdekje, derisa i dërgonin rrugës për ekzekutimin ishin të detyruar të brohorisnin: Ave Caesar, morituri te salutant!. “Përshëndetje Perandor të përshëndesin ata që po vdesin”!. 9 maji në Evropë dhe në botë festohet si dita e ngadhënjimit mbi fashizmin dhe që lidhet me kapitullimin e Gjermanisë fashiste të Adolf Hitlerit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …