Pas deklaratës së ish-ambasadorit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, z. William Walker, i cili thotë se ka një plan për bashkimin e shqiptarëve, ka reaguar me histeri të paparë, kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. “Tani e gjithë bota ka dëshmi në dorë se William Walker është lobist shqiptaromadh, madje edhe kur ishte shef i OSBE-së në Kosovë ishte angazhuar për realizimin e këtij projekti, për luftën kundër Serbisë dhe krijimin e “Shqipërisë së madhe”. Ky është ai njeriu i cili sot tregon haptas se në të vërtetë ai është lobist shqiptaromadh. Ky është i njëjti njeri! Ky është ai njeriu, i cili tani angazhohet për Shqipërinë e madhe dhe madje e thotë krejt hapur. Ai këtë as që e fsheh më”, ka thënë mes tjerash Vuçiq në deklaratën e tij për “Sputnjikun” rus.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …