Beqiri: LDK është unike sa i përket Demarkacionit dhe nuk ka vota kundër Qeverisë

Beqiri: LDK është unike sa i përket Demarkacionit dhe nuk ka vota kundër Qeverisë

Sekretari i LDK-së Ismet Beqiri tha LDK është unike sa i përket Demarkacionit. Këtë deklaratë Beqiri e dha pas takimit që deputetët e LDK-së patën me kryeministrin Isa Mustafa, ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe përfaqësuesen e BE-së që zgjati disa orë. Beqiri tha se agjenda është e përcaktuar dhe se nesër është mocioni një e drejtë kushtetuese kurse sa i përket asaj çka qëndron janë dëshirat e tyre. “E kam thënë dhe e them se ne si LDK lëre që nuk i pranojmë ato arsye në mocion, por është e qartë se asnjë Qeveri nuk ka punuar në kushte më të rënda”, tha Beqiri. Gjithashtu, ai theksoi se kryeministri Isa Mustafa dhe Qeveria ka bërë punë të madhe dhe është vlerësuar se Kosova ka rritje ekonomike më të madhe në rajon. “Ju siguroj që LDK nuk ka votë kundër Qeverisë, sepse kemi lexu që ka bisedime me deputetët. Por kjo është e pavërtetë sepse nga deputetët e LDK-së nuk ka asnjë votë kundër”, është Beqiri. Ai tha se LDK nuk u frikësohet zgjedhjeve të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …