Në Mitrovicë u nderua dëshmori Artim Jashari

Në nëntëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike, është nderuar nga institucionet e pushtetit lokal, dëshmori Artim Jashari. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me kryesuesin e Kuvendit të Komunës dhe drejtorët e disa drejtorive komunale, të shoqëruar nga anëtarët e familjes së dëshmorit, kanë vendos lule të freskëta në varrin e dëshmorit në varrezat e dëshmorëve në Shipol dhe tek përmendorja e tij, ku është vra  nga policia kriminale serbe. Me këtë rast, kryetari Bahtiri, ka vlerësuar lartë veprën heroike të dëshmorit Artim Jashari. Ai ka thënë se vepra heroike e Artimit, i cili sulmoi me armë zjarri  një patrullë policore serbe, i shtyrë nga sjellja kriminale  e kësaj policie që po i terrorizonte shqiptarët në vitin 1998, ngriti moralin e UÇK-së dhe mobilizoi rininë mitrovicase për të iu kundërvu në të gjitha mënyrat forcave okupuese serbe.  “Ne jemi krenarë që në qytetin tonë patëm një trim si Artimi. Ai kishte guximin që të ndërmerr i vetmuar aksionin kundër policisë serbe e cila po e terrorizonte popullatën shqiptare, me ç’rast vrau dy dhe plagosi tre policë serbë. Ishin këto krisma që paralajmëruan lirinë e Kosovës”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri. Familjarët e Artimit, falënderuan kryetarin Bahtiri për kujdesin e vazhdueshëm që po tregon në përvjetorët e vrasjes së dëshmorit, duke vendos lule të freskëta dhe duke vlerësuar figurën e tij. Dëshmori Artim, pasi kishte menduar se ka vra të gjithë policët serbë në automjetin e tyre, ishte nisur në drejtim të shtëpisë, por fatkeqësisht, njëri nga policët e plagosur kishte shti me automatik në drejtim të tij, me ç’rast e kishte qëlluar për vdekje atë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …