Zharku: EULEX-i ta lirojë aeroportin e Dumoshit

Zharku: EULEX-i ta lirojë aeroportin e Dumoshit

Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku ka kërkuar nga EULEX-i që sa më parë ta lirojë aeroportin e Dumoshit. Ai ka ka kërkuar lirimin e këtij aeroporti që gjendet në fshatin Dumosh të  Podujevës me anë të një shkrese zyrtare për ministrin e Punëve të Brendshme Skender Hyseni që në bashkëpunim me misionin e EULEX-it ta lirojnë këtë pronë, e cila mund të shërbejë për destinimin e fluturimeve sikur që ka qenë dikur më parë ose për fluturime komerciale. “Unë si ministër i kam bërë shkresë zyrtare ministrit Hyseni që në bashkëpunim me EULEX-in ta lirojnë atë aeroport në mënyrë që të kemi mundësi ta shfrytëzojmë për çfarë do kuptimi komercial pavarësisht se nuk po paragjykoj destinimin a do të jetë për fluturime komerciale apo do të jetë për fluturime të tjera. Besoj që ministri Hysnei me EULEX-in do të merren me atë çështje që në afat sa më të shpejt ta lirojnë atë aeroport”, ka Zharku.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …