leoni

Rama: Zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se një arsye

Rama: Zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se një arsye

Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një shkrim të publikuar në rrjetin social ka vlerësuar se zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se një arsye. “Zgjedhjet këtë radhë janë historike për më shumë se një arsye, për më shumë se një mandat. Në 18 qershor, shqiptarët nuk do të vendosin se kush do t’i qeverisë në katër vitet e ardhshëm, por si do të jetë nesër, Shqipëria e atyre që lindin sot, ku do të jetë nesër Shqipëria që po rilindim, pasi e morëm përdore të rrënuar, pa shtet, të zhytur në borxhe, të sfilitur prej padrejtësisë së kthyer në një sistem ku kush fitonte më pak, taksohej më shumë; kush respektonte ligjet dhe paguante dritat e taksat, quhej “budalla dhe i dobët”, ndërsa kush shkelte rregullat, zaptonte pronën e përbashkët, vidhte dritat quhej “i fortë” dhe nuk i hynte asnjë gjemb në këmbë. Shqipëria që kishim vetëm tre vjet e gjysmë më parë i kishte të mbyllura dyert e Europës. Shqipëria që kemi është kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shqipëria që Duam, duhet të ulet në tryezën e negociatave një orë e më parë dhe të behët anëtare e Bashkimit Europian. Prandaj më 18 qershor do të thërrasim të na bashkohet çdo qytetar dhe qytetare e këtij vendi, që mbi çdo flamur partie do flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit. Çdo familjar në këtë vend, që mbi liderët e partive do prindërit dhe fëmijët e vet. Çdo burrë, çdo grua, çdo djalë, çdo vajzë, që mbi fitoren e një pale ndaj një pale tjetër do fitoren e popullit ndaj gjykatësve të korruptuar. Çdo baba, çdo nënë, çdo vëlla, çdo motër, që mbi pushtetin e njërit apo tjetrit do shtet për vete, për familjen, për komunitetin ku jeton. 18 qershori do të jetë dita e Vetingut të popullit ndaj politikës së vjetër, të marrjes zvarrë të Shqipërisë në emër të interesave personale dhe partiake dhe parlamenti i ri do ta nisë jetën me zhbllokimin e Vetting-ut, menjëherë pas krijimit të qeverisë së re”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …