Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot në orën 10.00 do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Në këtë seancë, pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës i propozuar nga partitë opozitare. “Shqyrtimi i Mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, të propozuar nga grupet parlamentare: Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, mbështetur nga 42 deputetë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …