Gashi: PDK si çdoherë po zgjedh rrugën e fshehtë

Gashi: PDK si çdoherë po zgjedh rrugën e fshehtë

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, i ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të bëjnë publik qëndrimin e tyre në lidhje me mocionin për rrëzimin e Qeverisë.  Ai tha se PDK-ja si çdoherë, po zgjedh rrugën e fshehtë për të marrë vendime, duke akuzuar partinë më të madhe në vend se nuk ka pasur dhe nuk ka guxim. “Jo për çudinë time PDK-ja zgjodhi rrugën e fshehtë. Ne u bëjmë thirrje deputetëve të PDK-së se cili është vullneti i qytetarëve të Kosovës.  Unë jam njëri nga deputetët që kam votuar kundër qeverisë së koalicionit dhe kryetarit të Kuvendit. PDK nuk ka guxim të tregojë nëse do ta votojë mocionin”, tha Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …