Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu ka thënë në seancën për mocionin e mosbesimit se ka dëgjuar se deputetët e LDK-së Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë të Gjykatës Speciale. Këtë ajo e tha duke u bazuar nga fjalimi i deputetit Quni që për të ishte befasi, i cili ka akuzuar udhëheqësit e luftës që vijnë nga PDK-ja. Musliu tha se një deputet i LDK-së i ka thënë asaj se “Anton Quni dhe Adem Salihaj janë dëshmitarë në Speciale”. Ndërsa sa i përket akuzave për ushtarët e UÇK-së që janë bërë sot nga deputetët e LDK-së, për Musliun nuk janë risi sepse kjo parti sipas saj gjithnjë ka krijuar imazh horror për UÇK-në.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …