Bashkimi Evropian thekson se rënia e Qeverisë së Kosovës vjen në një moment kritik dhe i bën thirrje politikanëve dhe institucioneve për vazhdimin e reformave dhe dialogut me Beogradin. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka thënë të mërkurën se BE është në dijeni për votimin e mocionit të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës dhe rënien e qeverisë. “Votimi vjen në një moment kritik për Kosovën dhe reformat e saja të integrimeve evropiane. Ftojmë të gjithë liderët politikë dhe institucionet në Kosovë që të mos humbin nga shikimi sfidat e shumta me të cilat Kosova përballet”, ka porositur Kocijançiq në emër të BE-së në lidhje me rënien e qeverisë në Prishtinë. Ajo ka theksuar se është për të mirën e qytetarëve të Kosovës dhe me rëndësi kyçe që të vazhdojë puna në promovimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe në përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave dhe vazhdimin e dialogut nën ombrellën e BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …