Shefi i Grupit Parlamntar të AAK-së Pal Lekaj thotë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor. Përmes një postimi në rrjetin social, Lekaj ka konfirmuar takimin konsultativ me presidentin e vendit Hashim Thaçi, në të cilën morën pjesë përfaqësues të subjekteve politike të vendit, me përjashtim të atij të LDK-së, për caktimin e datës së zgjedhjeve. “Ne mbasim të palëkundur që Kosovës t’i jepim frymën e ndryshimit të vërtetë. Këto zgjedhje janë shansi kryesorë nëse vendi ynë do të shkojë sigurtë përpara, apo do të vazhdojmë të ngecim me qeveri të dobëta çfare e shkarkojë Kuvendi i Kosovës. Urime për datën e zgjedhjeve. Shihemi në fitore”, ka shkruar Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …